Milani triumfon në derbi ndaj Lazio-s

Futboll

Milani triumfon në derbi ndaj Lazio-s

Nga: K. G. Më: 6 maj 2023 Në ora: 16:54
Hernandez feston

Milani ka arkëtuar tre pikë, që i japin forcë për një vend në garat e Champions League.

“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Lazio-s, në takimin që u zhvillua në “San Siro”.

Golat i realizuan Bennacer (17') e Hernandez (29').

Duhet veçuar golin e Hernandez i cili ka shënuar nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur titullar për Lazion, duke treguar lojë të mirë.

Hysaj u zëvendësua në minutën e 68-të.

Milani renditet në vend të katërt me 61 pikë e Lazio në të dytin me 64 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat