Laçi pret në shtëpi Erzenin në një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave. kurbinasit janë në kërkim të Europës, ndërkohë që Erzeni kërkon të mbetet mes më të mirave në Superiore.
Sa i përket rreshtimeve, Nica aktivizon titullar Shkurtajn që ka lënë pas dëmtimin e pësuar pak ditë më parë ndërkohë që Osmanllari nga ana tjetër është në stol.
LAÇI: Selmani, Roganoviç, Alla, Velkoski, Ziko, Manellari, Bibo, Spahiu, Mazrekaj, Shkurtaj, Guindo
Trajner. Stavri Nica
ERZENI: Xhika, Peposhi, Kriviçiç, Iljazi, Leao, Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan, Kadriu, Nonato, Ademi
Trajner. Xhevahir Kapllani.