Koçoski: Atmosfera në klub është e shkëlqyer, besojmë në më të mirën ndaj Sileksit

Futboll

Koçoski: Atmosfera në klub është e shkëlqyer, besojmë në më të mirën ndaj Sileksit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 15:10
Pamje nga një ndeshje

Sileksi është kundërshtari  Struga Trim Lum në kampionatin maqedonas, aty ku janë shumë pranë për të shkruar historinë.

Atmosfera në klub është e shkëlqyer, ndaj dhe të gjithë në skuadër me shumë pozitivitet presin këtë përballje.

Në 3 përballjet zyrtare të këtij edicioni kanë dalë fitues ndaj Sileksit, të cilën skuadër e eliminuam edhe në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, ndërsa shpresojnë në një efekt të qindtpërqindtë edhe pas ndeshjes së sotme.

“Edhe ndaj Sileksit, ashtu si edhe ndaj çdo kundërshtari tjetër futemi për të fituar ndeshjen.

Shpresojmë në epilogun më të mirë të kësaj xhiroje.

Atmosfera në klub është e shkëlqyer dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, për një kundërshtar serioz siç është Sileksi”  – deklaroi Valentin Koçoski.

Titulli kampion…

“Neve ndeshjet i marrim një nga një, të kalojmë Sileksin, kjo është detyra jonë.

Neve shohim vetëm ndeshjet tona, nëse do të ndodhte që të na konvenonte edhe rezultati nga ndeshja në Çair, një gjë e tillë do të ishte e mirëseardhur, pasi do festonim që nesër bashkë me tifozët tanë, që shpresoj të jenë në numër sa më të madh për të na përkrahur drejt qëllimit të përbashkët që kemi” – u shpreh Valentin Koçoski, i cili gjatë këtij edicioni ka realizuar vetëm një gol, edhe atë në transfertën ndaj Tikveshit në Kavadar në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.

Ndryshe Koçoski gjatë këtij edicioni ëshët paraqitur në gjithsej 25  ndeshje, duke qëndruar në fushë për plotë 1274 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat