Verdhezinjtë më të favorizuar

Futboll

Verdhezinjtë më të favorizuar

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:00
Stadiumi i Bayernit

Bayern dhe Borussia Dortmund do të duelojnë në distancë në tre javët e fundit për titullin kampion në Gjermani.

Në vitet e fundit, bavarezët kanë qenë dominues dhe kanë arritur që të fitojnë në pjesën më të madhe të rasteve nme diferencë të konsiderueshme pikësh titullin kampion, por këtë sezon pritshmëritë janë maksimale që skuadra kampione të caktohet pasditen e 27 majit.

Të dyja skuadra duket se janë në kushte të ngjashme, referuar kalendarin.

Si Bayern dhe Dortmund do të luajnë nga dy ndeshje në shtëpi në tre javët e fundit e do të kenë vetëm nga një sfidë jashtë fushe.

Bayern do të presë këtë fundjavë Schalken e cila është në një pozitë shumë të vështirë, teksa ndodhet në pjesën e fundit të tabelës e garon për mbijetesën.

Më pas vizitor në “Alianz Arena” do të jetë Leipzig që synon oznën Champions. Në fund, Bayern e mbyll në “RheinEnergieStadion ndaj Köln. Tre betejat e fundit për Bayern që nëse merr 9 pikë të pota atëherë do të siguronte titullin kampion.

Në anën tjetër, Dortmund pret në fundjavë Borussia M’gladbach që ndodhet pa objektiva në mesin e tabelës, viziton Augsburgun që ka një diferencë prej 6 pikësh me rënien, e në fund fund pret në “Signal Iduna Park” Mainz që garon për Europën për momentin.

Verdhezinjtë kanë përballë kundërhstarë disi më të lehtë, krahasuar me kampionët në fuqi, që këtë edicion nuk kanë patur shkëlqimin e sezoneve të fundit.

Bayern është 10 herë radhazi kampion I Gjermanisë por këtë sezon mbetet për tu parë nëse do të ruajë vazhdimësinë apo më në fund Dortmund do arrijë që të thyej bavarezët pas një dekade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat