Eintracht Frankfurti ia cakton çmimin Kolo Muanit

Futboll

Eintracht Frankfurti ia cakton çmimin Kolo Muanit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:15
Kolo Muan

Randal Kolo Muani mund të jetë duke e kaluar sezonin e tij të fundit me Eintracht Frankfurtin.

Sulmuesi francez ka tërhequr interesim e disa klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me skuadrën gjermane.

Kolo Muani ka regjistruar 42 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 21 gola dhe ka kontribuar me 15 asistime.

Ai me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa nuk ka ndonjë klauzolë largimi.

Sipas “90min”, Eintracht Frankfurti nuk do ta shesë 24-vjeçarin për më pak se 90 milionë euro këtë verë.

Bayern Munichi, Manchester United dhe Paris Saint-Germaini raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e Kolo Muanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat