Dyshja Campos-Mbappe po mundohet të bindë yllin e City-t

Futboll

Dyshja Campos-Mbappe po mundohet të bindë yllin e City-t

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:25
Mbappe

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva duket se është objektivi kryesor i Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm.

Portugezi po vlerëson opsionet e tij dhe është një objektiv i konfirmuar edhe për Barcelona-n.

Megjithatë, Le 10 Sport thotë se PSG është gjithashtu e interesuar dhe drejtori sportiv Luis Campos me sulmuesin Kylian Mbappe duket se po punojnë për ta marrë mesfushorin në Paris.

Nëse do të zhvillohet një ankand, PSG do të jetë skuadra favorite duke pasur parasysh problemet financiare të Barcelona-s.

Një transferim te Paris Saint-Germain do të nënkuptonte një kthim në Ligue 1 për ish-mesfushorin e Monaco-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat