Giroud më i motivuar se kurrë për ndeshjen kundër Interit

Futboll

Giroud më i motivuar se kurrë për ndeshjen kundër Interit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 20:59
Giroud

Sulmuesi i AC Milan, Olivier Giroud, ka thënë se ndihet shumë i motivuar para ndeshjes së të mërkurës me Interin.

Milan dhe Inter do të takohen nesër për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

“Sot jam më i motivuar se kurrë. Për mua, është një mundësi e shkëlqyer për të fituar Ligën e Kampionëve.

Unë jam gati tridhjetë e shtatë vjeç, por kam të njëjtin motiv si një djalë i ri. 

Jam shumë krenar për këtë ekip të Milanit dhe shpresojmë të bëjmë diçka të madhe nesër", ka thënë francezi.

"Një derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat