"Djajtë e Kuq”, në kërkim të një sulmuesi

Futboll

"Djajtë e Kuq”, në kërkim të një sulmuesi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:53
Lukaku e Lautaro

“Djajtë e Kuq” po kërkojnë me dëshpërim një “bomber”, për të zgjidhur “hallet” e fazës sulmuese.

Këtë sezon nuk kanë pasur një golashënues tipik, ose të paktën ata që janë në dispozicion të trajnerit holandez, Ten Hag, nuk kanë rezultuar të tillë.

Për këtë arsye, ish-trajneri i Ajaxit dhe ekipi i tij zbulues vëzhgojnë në futbollin europian për të pikasur sulmuesi që garanton gola dhe, sipas “Football Insider”, mund të jetë Lautaro Martínez i Interit.

Argjentinasi nuk shënoi dje në ndeshjen kundër Milanit në gjysmëfinalen e Champions League, por, pa dyshim, ishte një nga lojtarët që mbajti në alert mbrojtjen kuqezi.

Kampioni i botës me Argjentinën në Katar, mund ta mirëpresë transferimin në Premier League, megjithatë ai gjithmonë ka deklaruar se zikaltrit janë familja e tij.

Prioritet në “Old Trafford” do të ishte Harry Kane, por sulmuesi anglez kushton shumë dhe do ta jetë e vështirë t’ia shkëputësh Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat