Ademi e Tovërlani vizitojnë portierin e lënduar rëndë

Futboll

Ademi e Tovërlani vizitojnë portierin e lënduar rëndë

Nga: K.G. Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:52
Gjatë vizitës së portierit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me selektorin e Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e kanë vizituar  portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, që ka pësuar një lëndim të rëndë ditë më parë.

“Sot së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani vizituam portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e Kombëtares U21. 

Altini gjatë ndeshjes kampionale të Superligës U19, Drenica - Trepça'89 pësoi lëndim në një duel dhe ishte për disa çaste pa vetëdije, por falë intervenimit të stafeve mjekësore të skuadrave dhe më pas kujdesit të stafit mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë gjendja e tij u përmirësua dukshëm. 

Altinit i dëshiruam shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër.

Ai ka potencial për të arritur majat e suksesit dhe ne do ta përkrahim në rrugëtimin e tij”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat