Bunjaku: Nuk do të jem pjesë e kryesisë së FC Shkupi

Futboll

Bunjaku: Nuk do të jem pjesë e kryesisë së FC Shkupi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 23:35
Bunjaku

Omer Bunjaku, drejtori sportiv i FC Shkupi, ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e kryesisë së klubit nga Çairi.

Ai këtë e ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi në Facebook.

"Sot u mbajt mbledhja e fundit me kryesin e klubit ku diskutuam për sezonin që po mbaron dhe planet për sezonin e ardhshëm.

Unë,kryesisë dhe pronarit i informova se nuk do jem më pjesë e kryesisë dhe falenderoj edhe publikisht të gjithë në kryesi po edhe ashtu pronarin pë bashkëpunimin gjatë këtyre viteve.

Me krenari më të madhe do ti kujtoj këto 6 vite në klub ku së pari arritëm të gjejmë financa për ta mbajt gjall klubin dhe më pas,me një organizim të mirë arritëm çdo vit në garat europiane dhe vitin e kaluar Kampion pas 21 viteve!

Do të jem krenar gjat gjith jetës për të gjitha investimet në stadium si; tribuna që është një nga investimet më të madh në klub prej formimit të tij, fusha e re ,kabinat e reja etj…

Dua ti falenderoj të gjithë trenerët, lojtarët që gjat këtyre vite më besuan në planin dhe ishin pjesë e ekipit tonë, falenderoj Federaten e Futbollit të RMV-së, çdo institucion shtetëror te cilët vazhdimisht kanë qenë në shërbimin tonë, falenderoj edhe gjithë klubet per Fair-Play dhe korrektësi.

Faleminderimi më i madh është për tifozët tan dhe grupin më të mirë Shvercerat Shkup, gjithmonë kam qenë zëri juaj!

Përgjithmon Forza Shkupi", - njofton Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat