Ramsdale nuk rinovon kontratën me Arsenalin këtë javë

Futboll

Ramsdale nuk rinovon kontratën me Arsenalin këtë javë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:30
Aaron Ramsdale

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kontrata e re e Aaron Ramsdale nuk do të nënshkruhet këtë javë.

Portieri numër një i Arsenalit nuk do ta rinovojë kontratën e tij me “Topçinjtë” këtë javë siç spekulohej në media, por marrëveshja është afër të arrihet dhe të ketë akord verbal.

Do të nevojiten disa ditë për të kontrolluar detajet finale, për të përgatitur dokumentet dhe për ta bërë zyrtare.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat