Thyen rekordin e Milanit

Futboll

Thyen rekordin e Milanit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:57
Stadiumi në "San Siro"

Pas mposhtjes së Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Interi është gati të marrë një godtije pozitive nga pikëpamja ekonomike.

Në fakt, për ndeshjen e kthimit, rekordi i vendosur nga kuqezinjtë do të thyhet menjëherë nga zikaltërit.

Me San Siro-n në kapacitet të plotë, të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojë në 12 milionë euro, dy më shumë se sa fitoi Milani në ndeshjen e parë.

Edhe pse çmimet e biletave ishin pak më të larta se mesatarja sezonale për sektor, kërkesat ishin tepër të larta.

Rreth 500 mijë tifozë të Interit kanë tentuar të blejnë biletën online. Gjithsesi, nëse Interi shkon në finale, zikaltërit do të arkëtonin në total mbi 100 milionë euro nga Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat