Bayerni nuk kursen Schalken

Futboll

Bayerni nuk kursen Schalken

Nga: K. G. Më: 13 maj 2023 Në ora: 17:18
Pamje nga ndeshja

Bayern Munihu ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Skuadra bavareze ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:0 ndaj Schalke 04, në takimin e javës. së 32-të të Bundesliga I.

Dy javë para se të bie perdja, Bayerni ka mundësi reale që të ftiojë titullin por gjithçka varet edhe nga ecuria në dy sfidat e fundit dhe nga Dortmundi.

Golat i realizuan Muller (21'), Kimmich (29' - nga penalltia), Gnabry (50' e 66'), Tel (80') e Mazraoui (90+2').  

Bayerni kryeson me 68 pikë, ndërsa Schalke renditet në vend të 16-të me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat