Juventusi ka qenë disa herë në vitet e fundit pranë trofeut të Ligës së Kampionëve, por pa arritur ta fitojë.
Një nga ndeshjet që i “vret” më shumë bardhezinjtë mbetet ajo ndaj Real Madridit, ku torinezët eliminoheshin në sekondat e fundit.
Vetë Bufon e ka pranuar që ajo është një ndeshje që do të mbetet gjatë në mendjen e tij, ndërkohë që ka folur edhe për vitin 2006 kur Buffon ishte një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”, vit në të cilin e mori Fabio Kanavaro.
“Eliminimin kundër Real Madridit do ta mbaj gjithmonë në zemër.
Përfundoi ashtu siç përfundoi, por ishte një ndeshje e pabesueshme. Gjëja më e keqe? Italia në finalen e Europianit me Spanjën, ne ishim inferiorë ndaj tyre, por mund të kishim bërë më shumë”.
Topi i Artë? Nuk jam i zhgënjyer.
Normalisht që isha duke shpresuar por do të zhgënjehesha nëse do ta merrte një person që nuk e meritonte”, u shpreh Buffon.