Nesta paralajmëron Inter-in: Asgjë nuk ka mbaruar

Futboll

Nesta paralajmëron Inter-in: Asgjë nuk ka mbaruar

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:33
Nesta

Legjenda e Milan-it, Alessandro Nesta këmbëngul se gjysmëfinalja e Champions League mes dy klubeve të Milanos nuk është e mbyllur.

Inter kryeson përballjen 2-0 përpara ndeshjes së kthimit të së martës.

Nesta tha: “Shumë keq për mënyrën se si përfundoi ndeshja e parë për Milan-in.

Presioni ishte po aq i madh në sezonin 2002-2003 sa është tani: atëherë kishte nga ata që nuk mund të flinin, ata që e ndjenë jashtëzakonisht ndeshjen dhe afrimin e sfidës së dyfishtë.

“Ka qenë një javë e tmerrshme. Ancelotti e përgatiti ndeshjen me kujdes dhe u kërkoi mbrojtësve të krahut, veçanërisht në ndeshjen e parë, të mos dilnin përpara. Njëri ishte Costacurta që të mbulohej më shumë…

“Dallimi mes derbit të atëhershëm dhe të sotëm është se në vitin 2003 dihej se në rast kalimi në finale mund të fitonim Champions League. Tani kundër City-t dhe Real-it do të jetë më e vështirë.

“Milani duhet ta rikuperojë Leaon, por ai duhet të jetë mirë, jo vetëm të qëndrojë në fushë. Më ka ndodhur që të jem në avantazh, por më pas të pësoj një gol dhe të futem në vështirësi.

“Si në La Coruna për shembull…. Sipas mendimit tim, nuk ka mbaruar. Fakti që Interi do të luajë në shtëpi nuk do të ndikojë, edhe sepse dy skuadrat janë mësuar me San Siro-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat