Batatina: Një pakujdesi na kushtoi me gol

Futboll

Batatina: Një pakujdesi na kushtoi me gol

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:43
Batatina

Llapi pësoi humbje 1:0 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva tashmë i ka shuar shpresat për në Evropë, ndërsa trajneri Tahir Batatina deklaroi pas ndeshjes se ata e dhanë maksimumin.

“Mendoj se e kemi përgatitur ndeshjen mirë në çdo aspekt.

E kemi ditur se nuk duhet të bëjmë gabime në defanzivë pasi kundërshtari të dënon”, ka thënë fillimisht trajneri i Llapit..

“Një pakujdesi na kushtoi me gol.

Llapi prapë luajti futboll të mirë. Në futboll mund të humbësh, të fitosh, të barazosh”.

“Treguam që Llapi jep maksimumin në çdo ndeshje. Në ndeshje u paraqitën disa lojtarë të rinj dhe bënë paraqitje të jashtëzakonshme”.

“Ky është projekti im, me djem të ri. Bëmë maksimumin, ky është futbolli. Do të bëjmë maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme”.

“Llapi ka të ardhme të mirë, kemi skuadër solide”, ka shtuar më tej Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat