Henry: Problemi te PSG nuk është Messi, Neymar apo Mbappe

Futboll

Henry: Problemi te PSG nuk është Messi, Neymar apo Mbappe

Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:57
Thierry Henry

Kur flitet për yje të futbollit e gjithë vëmendja shkon tek skuadra e PSG.

Kjo pasi, parisienët në përbërjen e tyre kanë disa prej futbollistëve më të mirë në botë, përfshirë këtu edhe shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Leo Messin.

Pavarësisht kësaj, klubi i Parisit ende nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve që e kanë synim tash e disa vite.

E legjenda e futbollit francez, Thierry Henry e ka dhënë mendimin e tij se ku qëndron problem tek PSG.

“Për mua, problemi i PSG-së nuk është Messi, Mbappe apo Neymar. Vite më parë, Ultras fishkëllenin Mbappen, pastaj Neymarin dhe tani Messin. Ata fishkëllenin kundër lojtarëve të tyre më të mirë. Për mua, ata (PSG Ultras) janë problemi i këtij klubi”, tha Henry për mediume franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat