Demiri, futbollisti më i ri që debutoi te Bashkimi

Futboll

Demiri, futbollisti më i ri që debutoi te Bashkimi

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:37
Demiri

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova ka siguruar titullin e kampioit në Ligën e Tretë-Grupi Veri të Maqedonisë së Veriut, tre xhiro para përfundimit të kampinatit dhe tani e pret balotazhi për hyrje në Ligën e dytë.

E në ndeshjen kampionale kundër Besës nga Sllupçani për Bashkimin debutoi talenti Leart Demiri, me vetëm 16,5 vjet.

Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë për futbollistin e ri dhe të talentuar.

Demiri u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë, duke e shfaqur menjëherë talentin e tij në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat