Shkëndija ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Tiranës

Futboll

Shkëndija ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Tiranës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:41
Kristijan Toshevski

Te Shkëndija kanë filluar me seriozitet të madh të mendojnë për garat evropiane dhe për sezonin e ardhshëm.

Në momentet kur e gjithë skuadra është në pushim, drejtuesit e kuqezinjve kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e Tiranës, Kristijan Toshevski

29-vjeçari Toshevski është nga Tetova dhe luan në disa pozicione të mbrojtjes, e te Shkëndija shihet si futbollist i duhur në këtë repart. Siç mësojmë, marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Në Superligën shqiptare sezoni mbaron më 29 maj, kur edhe skadon kontrata e Toshevskit me Tiranën. Menjëherë të nesërmen Toshevski si lojtar i lirë pritet t’i bashkohet kampit kuqezi.

Toshevski gjatë karrirës së tij ka luajtur edhe për Teteksin, Pelisterin dhe Vardarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat