Historike në Gjermani, Liria ngjitet në Bundesligë

Futboll

Historike në Gjermani, Liria ngjitet në Bundesligë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:03
Liria

Historike në Gjermani! Shkëlqim i skuadrës shqiptare në futsall, Liria ngjitet në Bundesligë!

Liria Berlin ka arritur të shkruajë historinë pasi do të luajë në ligën më të lartë të futsallës në Gjermani.

Skuadra shqiptare falë rezultateve që ka marrë këtë sezon, vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën shqiptare në Gjermani.

Ndeshjen e fundit, Liria e zhvilloi ndaj Sparta Futsal duke fituar me rezultatin 6:1 dhe mbështetja për ta ka qenë e jashtëzakonshme.

Në shkallët e sallës sportive, ishin të pranishëm rreth 500 tifozë të cilët me ngjyrat kuqezi, kanë mbështetur skuadrën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat