Skuadra e Arteta deshiron qe te lere gjurmë sezonin tjetër

Futboll

Skuadra e Arteta deshiron qe te lere gjurmë sezonin tjetër

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:34
Logo e Arsenalit

Arsenali po përgatitet për Ligën e Kampionëve të radhës pasi titulli iku.

Skuadra e Arteta deshiron qe te lere gjurmë sezonin tjetër ne Europe dhe  “Daily Mail” shpjegon se “Topçinjtë” do të rrisin kufirin e pagave dhe do të investojnë ndjeshëm në verë, duke filluar me gati 103.5 milionë euro për Declan Rice, që do të bëhej nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit…

Një kontratë me vlerë gati 345 mijë euro në javë është gati për mesfushorin e West Ham. Në mesin e transferimeve, Granit Xhaka, në horizontin e Bayer Leverkusen, është një nga emrat më të nxehtë edhe për të mbledhur para… Xhaka duhet te kthehet ne Gjermani.

Nderkohe, Arsenali do te perpiqet te kuptoje se si do te levize edhe perpara ne sulm, teksa mund te shitet Balogun qe kthehet nga huazimi te Reims dhe gjithashtu duhet pare se cfare do te ndodhe me Nelson qe kerkon me shume hapesira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat