Manchester City - Real, ja detajet që duhet të dini para super duelit

Futboll

Manchester City - Real, ja detajet që duhet të dini para super duelit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustruese

Manchester City dhe Real Madrid kërkojnë një biletë për në finalen e Champions League, atje ku i pret Interi në Stamboll më 10 qershor.

Skuadra e Guardiolës do të luajë në “Etihad Stadium”, në shtëpinë e tij atje ku do të ketë mbështetjen e tifozerisë.

Sfida e parë e luajtur në Spanjë la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit duke përfunduar në shifrat 1-1. Ishin madrilenët ata që realizuan golin e parë në ndeshjen e kaluar me anë të Vinicius Junior.

Më pas në pjesën e dytë, “qytetarët” u kundërpërgjigjën me anë të një predhe të Kevin De Bruyne që u ndal në rrjetën e Courtois.  

Hera e fundit që City dhe Reali janë përballur në “Etihad Stadium”, ndeshja ka përfunduar në favor të vendasve me rezultatin 4-3.

Nathan Ake mund të rikthehet te City nga minuta e parë, pasi ka qenë i dëmtuar prej disa ndeshjes, ndërkohë që Rodri pritet ta nisë si titullar pasi shfaqi disa probleme ndaj Evertonit.

Te Reali ndërkohë lajmi i mirë është rikthimi i Mendy nga dëmtimi, por me shumë mundësi Camavinga do të konfirmohet si titullar. Gjithashtu Militao do të rikthehet nga dëmtimi duke bërë që të ndryshohet mbrojtja, atje ku Alaba mund të spostohet në krahun e majtë dhe dyshja Militao-Rudiger në qendër.

Formacionet e mundshme:

Manchester City XI: Ederson; Ëalker, Rúben Dias, Akanji; Gurët, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Real Madrid XI: Courtois; Carvajal, Militão, Rüdiger, Alaba; Modric, Kroos, Camavinga; Valverde, Benzema, Vinícius Jr.

Bastet

Kompanitë e basteve shohin City-in si super favorit në këtë duel, pasi skuadra e Guardiolës kuotohet me koeficientin 1.53, barazimi është 4.50, ndërkohë që një sukses i skuadrës së Ancelottit kuotohet 5.50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat