Kjo është e jashtëzakonshme për Xherdan Shaqirin

Futboll

Kjo është e jashtëzakonshme për Xherdan Shaqirin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:54
Shaqiri

Xherdan Shaqiri që nga viti 2022 është pjesë e skuadrës së Chicago Fire, te e cila skuadër ka një pagë bazë prej 7.35 mln dollarësh, e cila arrinë gjithsej 8.153.000 dollarë.

Edhe vitin e kaluar ishte futbollisti më i paguar në ligën amerikane të futbollit, ndërsa ashtu po ndodh edhe këtë vit.

Ish sulmuesi i Napolit, Lorenco Insijne, që mbron ngjyrat e Torontos, renditet i dyti me një pagë prej 7.5 mln dollarësh, ndërkohë në vendin e tretë është meksikani Chichariton ga rradhët e LA Galaxi, me një pagë vjetore që arrinë shifrën e 7.4 milion dollarëve.

Ndryshe, skuadra e Torontos, është skuadra që paguan më së shumti për pagat e futbollistëve, gjithsej 25.7 milion dollar, ndërsa menjëherë pas tyre ndodhet LA Gallaksi, që në përgjithësi për rrogat e lojtarëve në vit harxhon 23.5 milion dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat