Drita shpreson të gabojë Ballkani

Futboll

Drita shpreson të gabojë Ballkani

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:05
Drita

Fundjava sjellë në program xhiron e 35-të, njëherësh të parafundit të këtij edicionit të Superligës në futboll.

Do të jetë një xhiro që mund të definoj kampionin, ekipin që bie nga liga dhe që shkon në barazh.

Vëmendja do të jetë tek ekipet si Ballkani, Drita, Ferizaj e Trepça’89.

Dy të parat po luftojnë për titull, derisa dy tjerat për t’i ikur rënies.

Më të rrezikuarat për të mos i arritur qëllimet janë Drita e Trepça’89.

Po ndalemi tek Ballkani, që ka në dorë të tyre titullin kampion.

Therandasve iu nevojitet patjetër fitorja ndaj Ferizajt këtë javë dhe mos arritja e tre pikëve të Dritës, do i shpallte kampion ata.

Kampionët në fuqi janë në pozitën e parë në tabelë, me 69 pikë, dy më shumë se Drita që është e dyta.

Por, suharekasit nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi që përballë do ta kenë Ferizajn, që po lufton për objektivin e vet.

Ferizajasit me një fitore eventuale mund ta sigurojnë barazhin, por edhe në jenë në garë për t’i ikur këtij pozicioni.

Drita duhet t’i fitojë dy ndeshjet e fundit dhe të lutet për një gabim të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat