Xhaka te Bayer Leverkuseni? Kjo është përgjigja e Artetës

Futboll

Xhaka te Bayer Leverkuseni? Kjo është përgjigja e Artetës

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:41
Granit Xhaka e Mikel Arteta

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se është gjithnjë e më afër klubit gjerman, Bayer Leverkusen.

Reprezentuesi i Zvicrës duket se sërish do të rikthehet në elitën e futbollit gjerman, por këtë herë jo të Borussia Monchegladach, por tek Leverkuseni.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk e ka mohuar e as pohuar mundësinë që Xhaka t’i bashkohet Leverkusenit.

Sipas Artetës, kosovari është figurë e respektuar tek ‘Topçinjtë’.

“Ai është jashtëzakonisht një figurë e respektuar në klub.

Ai ka një histori të shkëlqyer këtu. Çdo gjë që ndodhë ne do ta diskutojmë”, ka thënë Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat