Superiorja luhet e gjitha të dielën

Futboll

Superiorja luhet e gjitha të dielën

Më: 19 maj 2023 Në ora: 14:57
Pamje nga një ndeshje

Superiorja ka hyrë në një fazë shumtë të nxehtë ku do të përcaktohen edhe verdiktet e fundit të kampionatit.

Për këtë FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet, të luhen në një orar, por me ndryshim nga kalendari i parë që ishte.

Të gjitha ndeshjet e javës së 34 ishin planifikuar të luhen në orën 17:00 por ka pasur një ndryshim dhe të gjitha do të nisin në orën 16:00.

Të dielën, parashikohet që mund të ketë reshje shiu dhe për shkak se jo të gjitha stadiumet janë të pajisura me sistem ndriçimi, do të bëhej problem për futbollistët pasi errësohet më herët.

Ndeshjet, të dielën 21/05/2023

16:00 Bylis – Kukësi
16:00 Egnatia – Erzeni
16:00 Laçi – Tirana
16:00 Partizani – Vllaznia
16:00 Teuta – Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat