Manchester City i fortë, por jo i përsosur

Futboll

Manchester City i fortë, por jo i përsosur

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:07
Haaland

Gazeta italiane “Libero” po i kushton vëmendje finales së madhe të Champions League mes Manchester City dhe Interit.

Ata kanë bërë një analizë të detajuar, ku kanë nxjerrë në pah të metat e klubit anglez.

Sipas gazetës, ndeshja kundër anglezëve ka dy anë pozitive.

E para është është një ndeshje e vetme në një fushë neutrale, një format që në vetvete rrafshon shumë diferencat.

E dyta është një grup taktik që mund të favorizojë zikaltërit.

“Qytetarët” hasin gjithmonë vështirësi ndaj klubeve që mbrohen me tre lojtarë dhe mbrojtja e tyre has gjithmonë vështirësi kur përballen me një dyshe në sulm. Gjithashtu edhe hapësirat pas krahëve që Bernardo Silva dhe Geralish lejojnë.

Pra Interi me treshen e mbrojtjes Darmina-Acerbi-Bastoni, mund të krijojë probleme për sulmin e frkishëm të City. Ndërsa Lautaro me Dzeko ose Lukakun, mund të krijojnë vështirësi në mbrojtjen angleze.

Gjithashtu mesfusha mund të përfitojë nga hapësirat që lejojnë lojtarët si Bernardo Silva apo Grealish.

Gjithsesi, kjo është një mini-analizë taktike nga gazeta “Libero”, por të meta apo jo, rezultati do të shihet më datë 10 qershor në mbrëmje në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat