Thirrjet raciste ndaj Lukakut, prokuroria e Torinos nis hetimet për 171 tifozë të Juventus

Futboll

Thirrjet raciste ndaj Lukakut, prokuroria e Torinos nis hetimet për 171 tifozë të Juventus

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:14
Lukaku

Prokuroria Publike e Torinos ka hapur një hetim për 171 tifozët e Juventusit që morën një ndalim në hyrje të stadiumeve pas fyerjeve raciste ndaj Romelu Lukakut gjatë gjysmëfinales së kupës së Italisë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, hipoteza e krimit është ajo e nxitjes së propagandës së urrejtjes racore.

Në fund të takimit, qendërsulmuesi i Interit u bë tabelë qitjeje nga ofendimet të ndryshme diskriminuese, para dhe pas golit 1-1.

Falë sistemeve të vëzhgimit me video të stadiumit “Allianz”, janë identifikuar të gjithë tifozët dhe tashmë rrezikojnë dënimin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat