Deçiqi kërkon fitore në derbin për vend të tretë

Futboll

Deçiqi kërkon fitore në derbin për vend të tretë

Nga: K. G. Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:05
Deçiqi

 Kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të Ligës së Parë malazeze të futbollit dhe çështja e kampionit mund të zgjidhet nesër, kur është caktuar java e 35-të.

Buduçnosti nesër e presin Jezeron dhe me një fitore të mundshme do të siguronin titullin e gjashtë. 

Buduçnosti ka tre pikë më shumë, por edhe një rezultat më të mirë ballë për ballë se Sutjeska, e cila luan kundër Petrovacit në Nikshiq.

Vendin e tretë e ndajnë tri skuadra me nga 47 pikë, Deçiqi, Jedinstvo dhe Arsenali. 

Skuadra shqiptare Deçiqi do ta presin Jedinstvon, ndërsa Arsenali do të vizitojë Rudarin.

Iskra pret Mornarin në Danilovgrad.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 18:00, ndërsa xhiroja e fundit është të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat