Presidenti i Dritës paralajmëron fshesë në verë

Futboll

Presidenti i Dritës paralajmëron fshesë në verë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:23
Valon Murseli

Viti i tretë dhe Drita është nën kampion i Kosovës, duke mos arritur të fitojnë titullin përkundër se është skuadra që ka investuar shumë.

Janë afruar futbollistë me emër të madh, që kanë paga të larta e në fund kanë zero produktivitet.

Drita ka humbur përballjen me Ballkanin që ka fituar titullin e dytë në histori të klubit.

Duket se ky dështim pritet të ketë shumë ndryshime në verë në kampin gjilanas.

Njëri nga dy presidentët e Dritës, Valon Murseli ka paralajmëruar se do të ketë fshesë në verë.

Ai ka postuar një status ku shihen tre fshesa dhe tifozët e kanë përkrahur për ndryshime të mëdha në skuadër.

Mbetet të shihet se kush do të largohet nga klubi bardhekaltër, pasi numri i futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre këtë edicion është shumë i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat