Bayerni tronditet, a po e humb titullin në Gjermani?

Futboll

Bayerni tronditet, a po e humb titullin në Gjermani?

Nga: K. G. Më: 20 maj 2023 Në ora: 20:27
Pamje nga ndeshja

Bayerni i Munihut tronditet në “Allianz - Arena” në Munih. 

Bavarezët pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Leipzig dhe rrezikojnë që të mbeten duarbosh në këtë edicion (2022-2023).

Në minutën e 25-të Gnabry ka shënuar pas  asistimit të Mullerit.

Leipzig këndellet dhe triumfojnë me përmbysje duke iu falënderuar golave të Laimer (65'), Nkuku (76' - nga penalltia), Szoboszlai (86' – nga penalltia).

Një javë para se me ra perdja e kampionatit gjerman, Bayerni kryeson me 68 pikë por ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Dortmund dhe Leipzig është në pozitën e tretë me 63 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat