Tuchel: Nuk arrij dot ta kuptoj se çfarë ndodhi në fushë

Futboll

Tuchel: Nuk arrij dot ta kuptoj se çfarë ndodhi në fushë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:36
Tuchelfu

Bayern Mynih rrezikon të parakalohet sot nga Borussia Dortmund pas humbjes 3:1 që pësoi dje në shtëpi nga Leipzig.

Trajneri Thomas Tuchel nuk e beson ende këtë dështim, që mund t’i kushtojë titullin kampion.

“E nisëm mirë ndeshjen dhe gjithçka po shkonte mirë, duke dalë edhe në avantazh.

Në pjesën e dytë tuajse nuk ishim më në fushë dhe ndodhi përmbysja e madhe e miqve”, tha Tuchel.

“Ende sot nuk arrij ta kuptoj se çfarë ndodhi në fushë në 45 minutat e dyta.

Jam totalisht i habitur me këtë rezultat dhe atë që ndodhi në pjesën e dytë, nuk arrij dot ta shpjegoj”, u shpreh Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat