Manchester City fiton derbin e madh anglez, feston titullin në Angli

Futboll

Manchester City fiton derbin e madh anglez, feston titullin në Angli

Nga: K. G. Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:58
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka triumfuar në derbin e madh anglez, me rezultat 1:0 ndaj Chelseat.

Ballafaqimi i javës së parafundit (37-të) u zhvillua në stadiumin “Etihad” në një atmosferë madhështore,

Në minutën e 12-të, Julian Alvarez është autor i golit pas asistimit të Palmer. 

Alvarez futet në 16-sh dhe nga rreth 11-12 metra me goditje të fortë shënoi në këndin e djathtë për fitoren e madhe. 

City kryeson me 88 pikë, ka një ndeshje me pak e 7 pikë më shumë se Arsenali.

Chelsea renditet në vend të 12-tël me 43 pikë.  

Manchester City është zyrtarisht kampion i Premier League për herë të 9-të në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat