Milani siguron “samurain”

Futboll

Milani siguron “samurain”

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:55
Daiçi Kamada n

Pas takimit të fundit, Daiçi Kamada nuk u mendua dy herë për t’i thënë “Po” skuadrës Milanit.

Madje japonezi ka dhënë dakordësinë e tij për një pagë prej 3 milionë eurosh e se do t’i bashkohet ekipit të rinj më 1 korrik.

Koha është gjithmonë një faktor kyç në negociatat për lojtarët të cilëve u përfundon kontrata, çka shpjegon edhe nxitimin e drejtuesve kuqezi për të bërë goditjen e dytë për merkaton pas Marko Sportielos.

26-vjeçari, që mund të bëjë çdo rol në sulm përveç se “pykës”, ka vendosur të mos rinovojë me Frankfurtin dhe i ka dhënë përparësi Milanit që prej janarit. Nga ana e tij as Maldini nuk ka lejuar që ta parakalojnë duke marrë premtimin e Kamadasë, i cili ishte kontaktuar edhe prej Napolit në ditët e fundit.

Prej katër vjetësh pjesë e formacionit stabël te Frankfurti, japonezi ka luajtur në 45 ndeshje këtë sezon duke regjistruar gjashtë asiste dhe 16 gola. Në karrierën e tij, të cilën e ka nisur në Japoni me Sagan Tosu, ai nuk ka mbyllur kurrë një sezon pa të paktën pesë gola, çka bën që të jetë efikas edhe përpara porte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat