Super lajm për Xhakën, në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur lojtari i vitit

Futboll

Super lajm për Xhakën, në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur lojtari i vitit

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:48
Granit Xhaka

Granit Xhaka është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira në karrierë.

Ylli nga Kosova është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Mikel Artetës, i cili deri para pak xhirosh ishte lider dhe favorit për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë, i cili në fund i takoi megjithatë Manchester Cityt.

Sidoqoftë, rënia e “Gunners” në dy muajt e fundit nuk nënkupton se disa prej lojtarëve nuk e kishin një sezon fantastik.

Njëri prej tyre është edhe përfaqësuesi zviceran, i cili kontribuoi si në fazën defanzive, ashtu edhe në atë ofanzive.

Dhe, tash derisa po mbyllet perdja e sezonit 2022/23, është koha për t’i bërë llogaritë.

Eksperti i “Football London”, Kaya Kaynak i ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të “Topçinjve” në këtë edicion, e më pas njëri prej tyre do të zgjidhet më i miri i vitit, varësisht prej votave të tifozëve.

Krahas Xhakës, në garë për çmimin e lojtarit të vitit janë edhe Martin Odegaard, Bukayo Saka e Aaron Ramsdale, të cilët e kaluan po ashtu një sezon fantastik.

Gazetarët e “Football London” e kanë bërë nga një përshkrim për secilin prej katër lojtarëve të zgjedhur.

“Granit Xhaka: Secili e do rikthimin e tij që e ka bërë dhe nuk ka shumë lojtarë të të mirë se ai në Arsenal.

Përfaqësuesi zviceran është shndërruar në një mesfushor ‘mbrojtje-sulm’, i cili ka qenë i efektshëm në fazën ofanzive, njëjtë si në atë defanzive, të cilën e ka një pikë të fortë”, shkruan mediumi londinez.

Xhaka ka hyrë në zemrat e tifozëve të Arsenalit, me të cilët i kishte prishur punët disa vite më parë.

Megjithatë, ky mund të jetë edhe sezoni i fundit i futbollistit nga Kosova në “Emirates Stadium”, për të cilin flitet se gjatë verës mund të rikthehet në Bundesligë, ku kishte luajtur për Borussia Monchengladbachun, por këtë radhë për ta veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

Në dy vitet e fundit, Xhakën e kërkoi edhe Roma e trajnerit Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat