Tuchel beson ende te titulli: Japim gjithçka, por unë jam fajtori

Futboll

Tuchel beson ende te titulli: Japim gjithçka, por unë jam fajtori

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:03
Tuchel

Bayern Munich tashmë e sheh veten në vendin e 2-të të renditjes, 2 pikë më pak se verdhezinjtë e Borussia Dortmund, ndërkohë që ka mbetur vetëm 1 ndeshje.

Mesditën e nesërme, verdhezinjtë do të presin në “Signal Iduna Park” rivalët e Mainz, ndërsa baverezët do të udhëtojnë drejt Këlnit aty ku do të përballen me vendasit.

Trajeri i Bayernit, Thomas Tuchel ka folur për 90 minutat e fundit.

“Situata është shumë e qartë.

Ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë dhe më pas të shohim se si janë gjërat. Ne duhet të fitojmë dhe ne kemi nevojë për ndihmë.

Çdo gjë mund të ndodhë karton i kuq, penallti, goditje standarde. Kjo mund të ndodhë si në ndeshjen tonë ashtu edhe në një tjetër.

Kemi bërë gabime mjaft shpesh dhe tani jemi në një situatë të tillë. Ne kemi fajin vetëm për këtë. Sido që të ndodhë, sezoni nuk do të quhet i kënaqshëm, por duhet ta luajmë deri në fund. Do të japim gjithçka për Bayernin.

Unë jam 100 për qind përgjegjës. Sapo nënshkrova kontratën dhe zhvilloj stërvitjen, jam përgjegjës dhe nuk i ik përgjegjësisë”, deklaroi Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat