Lukaku titullar kundër Atalantës?

Futboll

Lukaku titullar kundër Atalantës?

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:01
Lukaku

Interit i mungon edhe një përpjekje e fundit për t’u kualifikuar në grupet e Ligës së Kampionëve 2023-2024.

Zikaltrit, gjithashtu kanë në dispozicion një rrugë tjetër edhe më prestigjioze (fitorja e edicionit aktual në finalen e Stambollit), por duke mbyllur të gjitha diskutimet përmes kampionatit nuk lihet asgjë në dorë të surprizave të këqija më 10 qershor.

Skuadrës së Simone Inzaghit do t’i mjaftojë që të barazojë në “San Siro” kundër Atalantës për të siguruar përfundimisht një vend mes katër të parëve të Serie A, me një ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Përkundrazi, lojtarët nga Bergamo duhet të fitojnë, nëse ende duan të shpresojnë të kthehen në kompeticionin më të lartë kontinental të klubeve, pas një sezoni të kaluar duke parë të tjerët nga divani.

Interi pa Correan, i dëmtuar në finalen e Kupës së Italisë. Hapësirë ​​për Lautaro dhe Lukaku, me Dzekon fillimisht në pankinë. Gosens duhet të luajë që Dimarco të marrë frymë në krahun e majtë.

Pushim edhe për Darmian dhe Acerbi, të zëvendësuar nga D’Ambrosio dhe De Vrij.

Gasperini duhet të bëjë pa Zapata, sezoni i të cilit mbaroi. Hojlund si referencë në sulm, mbështetur nga Koopmeiners dhe Pasalic. Toloi, Djimsiti dhe Scalvini përpara Sportiellos, do të tentojnë të zmbrapsin sulmet e skuadrës së Inzaghi.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lautaro, Lukaku.
ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Djimsiti, Scalvini; Maehle, De Roon, Ederson, Zappacosta; Koopmeiners, Pasalic; Højlund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat