Xhaka me Leverkusenin pajtohet që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare

Futboll

Xhaka me Leverkusenin pajtohet që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:55
Granit Xhaka

Sipas të gjitha gjasave, Granit Xhaka do ta luajë nesër (e diel) ndeshjen e fundit me fanellën e Arsenalit.

Mesfushori nga Kosova do të rikthehet në Bundesligë, duke nënshkruar me Bayer Leverkusenin.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, detajet përfundimtare do të zgjidhen javën e ardhshme.

Marrëveshja mes palëve është pothuajse e arritur.

Xhaka me Leverkusenin është pajtuar që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

Klubit gjermani besohet se transferimi i ish-mesfushorit të Borussia Monchengladbachit do t’i kushtojë 15 milionë euro.

Kësisoj, ndeshja e nesërme e Arsenalit ndaj Wolvesit do të jetë e fundit për 30-vjeçarin. Për “Topçinjtë” do të jetë kjo edhe ndeshja e fundit për këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast reprezentuesi i Zvicrës do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit londinez.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy trofe të Superkupës së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat