Hoxha e mbyll me gol sezonin në Superligën e Kroacisë

Futboll

Hoxha e mbyll me gol sezonin në Superligën e Kroacisë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:17
Hoxha

Arbër Hoxha ka shënuar gol për Slaven Belupon në barazimin 1-1 ndaj Istras në kudër të xhiros së fundit të elitës së futbollit kroat.

Hoxha shënoi me një goditje me kokë, në minutën e 56-të për 1-0.

Ky ishte goli i shtatë i anësorit shqiptar në këtë sezon në elitën e futbollit kroat.

Por Istra, që ishte vendase, barazoi në minutën e 85-të në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll takimi.

Slaven Belupo e përfundon kampionatin në pozitën e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat