FFK ofron bashkëpunim në hetimet për dyshimet rreth kurdisjeve të ndeshjeve

Futboll

FFK ofron bashkëpunim në hetimet për dyshimet rreth kurdisjeve të ndeshjeve

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës është shprehur e hapur për bashkëpunim në hetimin e kurdisjeve eventuale të ndeshjeve.

“FFK-ja i ka marrë të gjitha informacionet relevante për dy ndeshjet më të përfolura të kësaj xhiroje, Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina.

Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, organet përkatëse të FFK-së, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe aktet normative të UEFA-së, kanë ndërmarrë masat e duhura dhe kanë filluar procesin e mbledhjes së deklaratave dhe dëshmive nga të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve për t’i adresuar dhe shqyrtuar ato me seriozitet maksimal”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Dy ndeshjet më të përfolura ishin ajo në mes të Trepçës 89 dhe Prishtinës, si dhe Ferizajt dhe Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat