Rexhepi: Dita më e lumtur e jetës time

Futboll

Rexhepi: Dita më e lumtur e jetës time

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:38
Rexhepi

Portieri nga Maqedonia e Veriut, Bekim Rexhepi, u shpreh i lumtur pas ndeshjes ndaj Teutës ku skuadra e Partizanit fitoi titullin kampion.

“Kritikat e kam thënë që të bëjnë më të fortë dhe varet kush i përballon brenda dhe jashtë klubit.

E kam pasur të vështirë por durimi, puna dhe përkrahja e klubit e familjes më kanë ndihmuar dhe nuk ia dilja pa ata.

Jam shumë i lumtur sepse sezoni nuk filloi  mirë për mua por është një ëndërr që nuk e realizon as në gjumë.

Është dita më e lumtur e jetës time.

Pritja për kornizë? Mendoj se do të zgjidhja këtë të Kastriotit në ndeshjen e fundit.

Nuk e mbaj mend emrin e lojtarit, por ishte më e mira. Por, edhe penalltia në derbi.

Urimi i parë? Ishte nga familja. Ata nuk janë këtu por në Zvicër dhe i përshëndes.

Do të doja të ishin këtu por janë gjëra familjare”, tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat