Tottenham i vendos çmim kapitenit Harry Kane

Futboll

Tottenham i vendos çmim kapitenit Harry Kane

Më: 31 maj 2023 Në ora: 19:08
Harry Kane

Harry Kane është përfolur shpesh për t’u larguar nga Tottenhami, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo lëvizje. Sulmuesi anglez është parë gjithnjë si një lojtar i klasit botëror e për këtë arsye, shpesh është parë të zhvendosë karrierën e tij në një klub më të madh, ku mund të ketë mundësinë të luftojë për fitimin e trofeve.

Edhe këtë verë, emri i Kane do të vazhdojë të lakohet në merkato dhe tek Tottenham po përgatitet për të gjithë skenarët e mundshëm. Kontrata aktuale e Kane me londinezët skadon në qershorin e 2024-ës dhe për momentin, sulmuesi nuk po e mendon rinovimin.

Veç klubeve të mëdha angleze, për shërbimet e tij interesohen edhe Real Madrid apo Bayern Munih, që janë gati të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për 29-vjeçarin.

Mirëpo Tottenham nuk do të heqë dorë nga kërkesat për kartonin e lojtarit, pavarësisht se Kane i ka mbetur edhe 1 vit kontratë me ‘Spurs’-at.

Siç zbulojnë mediat angleze, për të lënë të lirë Kane, Tottenham kërkon një shifër prej 115 milionë eurosh, që do të ishin të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues ideal për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat