Ish - presidentja e Romës: Do të doja që Mourinho të qëndronte përgjithmonë

Futboll

Ish - presidentja e Romës: Do të doja që Mourinho të qëndronte përgjithmonë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:11
Rosella Sensi

Rosella Sensi do të jetë një nga mbështetëset e zjarrta të Romës në “Puskas Arena”.

Ish-presidentja e verdhkuqve zbarkoi në Budapest këtë pasdite së bashku me Francesco Tottin, me të cilin do të ndjekë finalen e Europa League-s kundër Sevillas.

E intervistuar pak orë para ndeshjes, Sensi ka folur për trajnerin portugez, të cilin e vlerëson maksimalisht për punën që ka bërë në kryeqytetin italian.

“Jam i lumtur që jam këtu, por edhe nervoze. Isha shumë nervoze edhe vitin e kaluar, është gjithmonë një finale, ka dëshirë të madhe për të fituar”.

Sa do të kishte dashur që babai juaj, Franko, të punonte me Mourinhon?

Mendoj se do të ishin argëtuar shumë, babai kishte një karakter të ngjashëm me Mourinhon.

Çfarë mendoni për të ardhjen e Mourinhos?

Do të doja që ai të qëndronte përgjithmonë te Roma dhe ta falënderoja për atë që na ka bërë të jetojmë. Falënderoj presidentin aktual për afrimin e tij, shpresoj që ai të jetë sërish trajneri ynë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat