Barcelona ka gati planin

Futboll

Barcelona ka gati planin

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 15:47
Messi

Messi ka shumë oferta dhe më e përfolura është rikthimi te Barcelona, që është një dëshirë e madhe e drejtuesve dhe tifozëve të klubit.

Gjithsesi, Barcelona është në probleme financiare dhe është e vështirë për ta arritur këtë tani, por drejtuesit e gjigantit katalanas kanë një plan disi të pabesueshëm.

Barcelona duhet të respektojë rregullat strikte të La Ligës për regjistrimin e lojtarëve dhe lojën e ndershme financiare.

Për këtë arsye mund të futet në fuqi një plan djallëzor teksa Mesi mund të firmos për Inter Miami, që është në pronësi të David Beckham.

Këta të fundit do të dërgojnë Mesin në huazim në Barcelonë për 18 muaj, ku argjentinasit mund të luftojë sërish në Camp Nou për trofe dhe më pas të rikthehej në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat