Shqiptari i Kosovës i bashkohet Bayern Munihut

Futboll

Shqiptari i Kosovës i bashkohet Bayern Munihut

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:13
Dion Berisha

Talenti Dion Berisha, ka bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Berisha është transferuar tek gjiganti gjerman, Bayern Munih.

‘Bavarezët’ e kanë konfirmuar transferimin e sulmuesit kosovar, Dion Berisha, i cili do të luajë në skuadrën e dytë.

Kosovari i bashkohet Bayernit nga akademia e të rinjve të Augsburgut për sezonin e ri 2023/24, ku do të jetë pjesë e skuadrës së Holger Seitz.

Hamit Altintop, drejtori sportiv te kampusi i Bayernit, ka konfirmuar transferimin e Berishës.

“Dioni është një talent tejet interesant që ka shijuar një edukim tejet të mirë te FC Augsburgu.

Ai ka eksperiencën në ligën regjionale.  Ne jemi të lumtur që ai ka vendosur që ta merr hapin e radhës me ne”, tha Altintop. 

Kujtojmë se Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat