Trajneri i Fiorentinës kërkon që ndaj West Ham të mos gabohet si me Interin

Futboll

Trajneri i Fiorentinës kërkon që ndaj West Ham të mos gabohet si me Interin

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:22
Vincenzo Italiano

Te Fiorentina mendjen e kanë që të humbasin edhe një finale. 

Skuadra ka arritur në dy finale këtë sezon, por humbi mundësinë e parë pasi në filane të Coppa Italia u mposhtë nga Interi, ndërsa gjatë javës së ardhshme ndeshet me West Hamin në finalen e Conference League.

Trajneri Vincenzo Italiano ka thënë se çelësi i suksesit do të ishte eliminimi i gabimeve që i kushtuan Fiorentinës kundër Interit.

“Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm dhe e merituam mundësinë për të luajtur për këtë trofe, jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, por e dimë se çdo gabim bën diferencën në një finale”, ka thënë ai.

“Çdo detaj ka rëndësi dhe ne duam t'u japim gëzim fansave tanë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat