Guardiola thumbon portugezin

Futboll

Guardiola thumbon portugezin

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:49
Guardiola

Anthony Taylor ka pasur një mbrëmje të trazuar në finalen e Europa League-s. Arbitri anglez ka marrë kritika të mëdha nga Mourinho për mënyrën se si mbajti drejtësinë kundër Sevilla-s.

Madje, trajneri portugez e priti Taylor-in jashtë stadiumit për ta ofenduar.

Sjellja e tij nuk i ka pëlqyer aspak Guardiolës, i cili i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me këtë çështje.

Guardiola ka thënë se i vjen keq për imazhet që ka parë.

“Më vjen keq për pamjet që pashë për Anthony Taulor-in. Më vjen shumë keq.

Shpresoj të mos ndodhin përsëri”, ka thënë Josep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat