Haaland fitoi trofeun e dytë në sezonin e tij

Futboll

Haaland fitoi trofeun e dytë në sezonin e tij

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:15
Haaland

Erling Haaland fitoi trofeun e tij të dytë në sezonin e tij debutues te Manchester City.

Sulmuesi 22-vjeçar norvegjez ka fituar më parë kampionatin anglez me City, ndërsa sot FA Cup, duke mundur në finale Manchester United (2:1).

Haaland shënoi 52 gola për klubin në 52 paraqitje në të gjitha garat.

Haaland tani ka 6 trofe në karrierën e tij, ai fitoi dy herë kampionatin austriak me Red Bull Salzburgun, si dhe Kupën e Austrisë. Përveç kësaj, ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Borussia Dortmund.

Më 10 qershor, City do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit, finalen e Champions League kundër Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat