Mbrëmje e keqe për Xherdan Shaqirin 

Futboll

Mbrëmje e keqe për Xherdan Shaqirin 

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 11:49
Xherdan Shaqiri në veprim

Futbollisti Xherdan Shaqiri me ekipin e tij, Chicago Fire, të pafat, pësuan humbje në finish me rezultat 1:0 në konak të ekipit Cincinnati.

Në minutën e 83-të, Acosta ka realizuar për fitoren e vendasve, në takimin e javës së 17-të të ligës MLS (ligës amerikane),.

Shaqiri kësaj radhe u paraqit si zëvendësues nga minuta e 62-të, ndërsa pesë minuta më vonë u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Mbrëmje e keqe e Shaqitrit me ekipin e tij, të cilët deri me tash kanë regjistruar 3 fitore, 8 barazime dhe pësuar 5 humbje, duke u renditur në pozitën e 14-të me 17 pikë në Konferencën Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat