Pioli po reflekton

Futboll

Pioli po reflekton

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 15:00
Pioli

I gjithë zhgënjimi në një “emoji”. Asnjë konfirmim, por buzëqeshja e hutuar e postuar nga Rafael Leao në rrjetet e tij sociale, pas përhapjes së lajmit për lamtumirën e Paolo Maldinit nga Milani, nuk mund të mos lidhet me përçarjen e bujshme mes numrit një të klubit kuqezi, Cardinale, dhe ish-kapitenit historik.

Fotoja që e tregon atë duke buzëqeshur me Maldini dhe Massara në nënshkrimin e rinovimit të kontratës me kuqezinjtë deri në vitin 2028, në përfundim të një negociate të gjatë dhe rraskapitëse, daton ditë më parë.

E fundit e postuar në Instagram nga sulmuesi portugez, i ulur me Maldinin në një stol të ‘Milanello’, teksa flasin më vete, kur zgjatja e kontratës ishte ende për t’u përcaktuar, përbën jo vetëm hutim.

Sipas asaj që raporton “Repubblica”, skuadra kuqezi e ka marrë shumë keq lamtumirën e Paolo Maldinit, ose më saktë shkarkimin e tij nga pronarët e klubit.

Nga Leao te Theo Hernandez dhe Maignan; të gjithë janë në mbështetje të drejtorit sportiv. Mësohet gjithashtu se edhe trajneri Pioli po reflekton, ndërsa skuadra është e tërbuar, me rrjetet sociale ku fansat kuqezinj kanë shprehur gjithë mospajtimin e tyre me këtë lëvizje të papritur te “Djalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat